Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga Numbeo, portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor.
Sipas përditësimit të fundit që i përket janar-qershor 2020 Shqipëria mori 53.2 pikë nga 100 të mundshme duke lënë pas vetëm Hungarinë.
Numbeo sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.
Indeksi matet me dy mënyra, me vlerësimet e përdoruesve të shërbimeve dhe të ekspertëve. Në të dyja vlerësimet Shqipëri renditet e parafundit në Europe dhe 10 vendet me sistemin me dobët shëndetësor ndër 100 vendet e marra në studim.
Sipas hartës bashkëngjitur shihet se vendet e Europës Lindore dhe Juglindore kanë sisteme të dobëta të shëndetit.