Sulm me armë në Pogradec, mbi 100 plumba kallashnikovi në dritaret e hotelit…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tushemishtit në Pogradec.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, është qëlluar me armë drejt disa mjeteve që kanë qenë të parkuara pranë hotelit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga ngjarja.

Sipas burimeve, kanë qenë dy persona që kanë shtënë me kallashnikov mbi 100 plumba. Janë dëmtuar 6 makina, dy të pronarit dhe dritaret e dhomave të hotelit pasi kanë shtënë edhe në drejtim të hotelit.

Mbetet mister se cili ka qenë objektivi i të shtënave me armë, apo autorët kanë pasur si qëllim vetëm frikësimin e pronarëve të mjetëve, apo dhe vetë biznesmenit që ka në pronësi hotelin.

Ngjarja ka ndohur tek Hotel Volorekë dhe nuk nuk dihet akoma nëse mjetet që janë shpuar nga plumbat janë të pushuesve apo pronarit.

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen

Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qèlluar me ármë zjárri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dème materiale.

Nga ana e Pòlicisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMedikamenti rus kundra virusit që po shpërndahet në 15 vende, Gjermania blen 260 mijë tableta
Artikulli tjetërZhduket vajza e mitur në Vlorë, babai mes lotësh: Është parë në një hotel në…