Rrofsh Vilma që na rrëfeve Shqipërinë tënde! Nuk i quan ato miliona që merr nga taksat tona…

Nga Albert AVDULI

Rrofsh Vilma!
-Titulli i shkrimit është në kuptimin e drejtpërdrejtë të shqiptimit-

Rrofsh Vilma që na rrëfeve Shqipërinë tënde, e cila nuk përputhet me atdheun tim.
Rrofsh Vilma, jo vetëm për sqarimin e ecurisë së shëndetit tënd, por edhe për çfarë ka të bëjë me biznesin tuaj.

Mbi të gjitha, rrofsh, për rrëfimin e kësaj Shqipërie të mrekullueshme që ju e keni ndërtuar për këtë popull qorr e mosmirënjohës.

Zonjë, ju e kuptoni fare mirë se jeni subjekt vëmendje, jo për pasurinë, por për mënyrën sesi zhvasni shëndetin e bashkëkombasve, as për diagnozën, por për mundësinë e kurimit. Jeni dhe për mbiemrin sigurisht sepse vini nga një llagëp blloku-es për miliona shqiptar. Shoqe e dashur(po vij në formën e komunikimit që ju do parapëlqenit), nuk po diskutohet pacienti, por mundësia që krijohet për ta shëruar të sëmurin.

Jeni pjesë përfituese e ingranazhit që ka gllabëruar miliona euro në funksion të atij shërbimi për të cilin juve u robëtuat në udhëtimin epik prej mijëra kilometra larg.

Zërat, por edhe dokumentat zyrtare dëshmojnë se ju zonjë, përfitoni shuma të mëdha çdo vit për ta përmirësuar mjekësinë.

Ju nuk i quani ato miliona që merrni nga taksat tona. Mendoni jo pa shkak se ato pare ju vijnë nga sivëllezërit e origjinës për hir të mbiemrit.

Se ju lakoni dy mbiemra të tjerë trashgimie dhe harroni se meritën e madhe e ka mbiemri me të cilin ju njohim.

Po, po, kaq është në nënvetëdijen dhe zemrën tuaj.

Zonjë ardhsh shëndoshë, por gjakun tonë në llogaritë e tua bankare nuk mund ta mohosh.

Ju duhet të kuptoni se përqëndrimi i vëmendjes nuk erdhi se ju shkuat për shoping në Paris. Jo moj zonjë, ajo është rutinë që e bëni çdo javë(jashtë pandemie) dhe askush nuk është marrë me udhëtimet e shtrenjta, pavarësisht se parat tona derdhen në kontot tuaja bankare.

Vilma, letra juaj ishte e thatë, cinike, mallkuese dhe përbuzëse për gjithë lexuesit. E sinqertë ishit vetëm te paragrafët e shumtë ku ju ndriçonit qeverinë, e cila po ndriçonte Ballkanin simbas jush.

Një këshillë të pa kërkuar po ju jap: Shëroni sytë dhe shpirtin moj grua. Sytë për të parë realitetin mjerues dhe shpirtin për çfarë i keni shkaktuar këtij populli dje në komunizëm dhe sot në kaoskomunizmin tuaj përfitues.

Ka një dukuri Vilma, e cila quhet vetia e bashkëshoqërimit, ne kujtojmë malin dhe në mend na vjen dëbora. Kujtojmë tërmetin dhe në mendje na vjen tmerri, kujtojmë tanket dhe na shfaqet virusi. Në rastin tuaj, ne vuajmë shëndetësinë dhe na kujtohet Vilma, luksi, taksat, pagat qesharake. Për rrjedhojë na kujtohet dhe diagnoza juaj.

Vilma, asgjë nuk ndodh krejt rastësisht…

Ju u gremisët nga skela, që vetë e keni ndërtuar mbi shpinën e këtij populli që e keni shaluar prej 76 vitesh.

Rrofsh Vilma!
Mendoj se mbas letrës që na dërguat, ku përshkruanit edhe vuajtjet e kurimit, shqiptarët do ta kuptojnë më mirë se lekët nuk jua paguajnë kot.

Mallkimet nuk i artikuloj për askënd. Ju s’jeni një grua e nëmur, por një biznesmene e bekuar nga e kaluara dhe tashmja, sepse të ardhmen nuk e tejkqyr dot.

Veçse bekimi juaj është bërë me gjakun dhe djersën tonë.

Mirë ardhsh në atdheun shkëlqyes (për ty)!

116271990 285253992700636 1435824655163984494 n

Artikulli paraprakZhupa publikon të dhëna të tjera të korrupsionit të Gonxhes: Nga dhënia e patentave fiktive deri tek…
Artikulli tjetërRama është aq poshtë në sondazhe, sa e gjithë paraja dhe krimi nuk e nxjerrim kurrë fitues