Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë në protestë në orën 12:00 kundër xhahilit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen sot në mesditë në një protestë përpara Kryeministrisë, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës në lokalë pas orës 20:00, lëshuar dje me Akt normativ.

“Sot në ora 12:00, shkruan Berisha në Facebook, para Kryeministrisë, protestë e fuqishme qytetare e të rinjve, këngëtarëve dhe artistëve kundër ndalimit absurd të koncerteve dhe muzikës nga Edvin Hajduti. Të gjithë në protestë kunder xhahilit, që mbjell vetëm dëshpërim”!

Protesta “Na lini të shërbejmë” është thirrur nga grupi i biznesve të lokaleve dhe jetës së natës.

auto 11031

Artikulli paraprakAli Ahmeti: Fyerjet e Zaevit ndaj shqiptarëve janë të pafalshme, mund të bëjmë koalicion me VMRO
Artikulli tjetërÇdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij