Vjen reagimi i fortë nga KE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit, çdo ndryshim shtesë rrezikon…

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero ka reaguar pas vendimit të Ramës për të bërë ndryshime Kushtetuese për Kodin Zgjedhor. Në një postimi në Twitter, Pisonero ka kërkuar që të ruhet marrëveshja e 5 qershorit. Sipas saj, kjo marrëveshje është kusht i vendosur nga BE.

Pisonero thekson se çdo ndryshim shtesë, nuk duhet të rrezikojë qëllimin parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar përpara Konferencës Ndërqeveritare. Çdo ndryshim ligjor shtesë nuk duhte të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan ajo.

Screenshot 8 15

Artikulli paraprakMcAllister: Dialogu Kosovë-Serbi interes strategjik i BE-së, mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën
Artikulli tjetërEksperti amerikan jep lajmin e mirë: Ja kur do ta kemi gati vaksinën anti-Covid