Pas shkarkimit të kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik, tashmë duhet zgjedhur zyrtari i ri i këtij institucioni, por ligji ka disa kritere qe duhne plotesura për atë se kush mund ta drejtojë. Ndërkohë që ne këtë institucion trajtohen ankesat e biznesit për proceduart e prokurorimeve publike.
Quhet si institucion i pavarur, por në fakt ka një varësi direkte nga kryeministri, është një institucion në varësi të kryeministrit.
1) Jonanid Myzyri, që është i përzgjedhuri për atë post dhe i sponsorizuar me insistim nga Belinda Balluku (ku dhe ka punuar vitin e fundit).
Ja edhe pikat qe kandidimet e dy të parëve bien në kundërshtim me kriteret e ligjit të Prokurimit Publik dhe pikave kualifikuese të vendosura nga zyra e Sekretarit të Pergjithshëm të KM.
Këshilli i Ministrave ka kualifikuar në kundërshtim me nenin 19/3 të Ligjit të Prokurimit Publik, kandidatët për Kryetar të KOMISIONIT TE PROKURIMIT PUBLIK.
– Kandidati i klasifikuar i pari nga KM nuk plotëson 2 nga kriteret parashikuara në nenin 19/3 pika 2 dhe konkretisht:
1) Nuk plotëson kriterin e vjetërsisë 8 vite përvoje pune, pasi ne vitin 2014 ka përfunduar studimet dhe
2) nuk ploteson kriterin 2 vite në pozicion drejtues, pasi maximumi i eksperiencës drejtuese të tij është pozicioni Shef Sektori për 8 muaj. Referuar Ligjit 152/2013 Për Nëpunesin Civil, në nenin 19 klasifikohen pozicionet dhe kategoritë e nëpunësve civile dhe në pikën 6, germa “a” të nenit 19 përcaktohet se pozicioni Shef Sektori si Kategori e ulët drejtuese.
Po kështu kandidati i klasifikuar i dyti nga KM nuk plotëson kriterin e eksperiences dhe kriterit e pozicionit drejtues, pasi eksperienca e vetme e ketij kandidati eshtë Jurist në sektorin privat ( jurist në kompaninë Alko Impex në pronësi të nipit të Sadri Abazit).