Edhe Devolli i punës në krizë. Apeli i fermerëve në takimin me Bashën: Jemi shumë keq, po falimentojmë. Asnjë subvencion nga shteti

• Fermerët janë zhytur në borxhe, sepse u mungon një qeveri që t’u japë mbështetje siç e ka fermeri i Maqedonisë dhe Kosovës. Subvencionet, rruga e vetme për mbështetjen e bujqësisë.

• Kryeministri në ikje është i vetmi kryeministër që krenohet prej 7 vjetësh se nuk jep subvencione për fermerët, gjysmën e popullsisë.

• Prioritet absolut për qeverinë e ardshne do të jetë mbështetja totale e bujqësisë dhe blegtorisë. Motoja ime është: Një qeveri në krah të punës dhe njërëzve punëtorë.

• Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen.

• Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në teeg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NGA DEVOLLI

Fermerët janë ana më e dukshme e krizës së thellë ekonomike të vendit. Në Progër të Devollit, ata folën për braktisjen e qeverisë, për mungesë subvencionesh dhe për falimentin. “I kemi punët shumë keq. Ndodhemi në një situatë shumë të vështirë”- i tregoi një fermer zotit Basha. Fermeri theksoi se, për shkak të çmimit të lartë të farërave, pesticideve, të naftës dhe vaditjes me pompë kosto del shumë më e lartë se kosto e prodhimeve të Maqedonisë fqinje, Greqisë apo Kosovës.

“Prodhimet i shesim nën kosto dhe megjithëse kam 25 vjet që merrem dhe mbaj të punësuar 20 familje, e shoh veten drejt falimentimit. Kështu është me të gjithë.”- u shpreh fermeri i revoltuar, duke vënë në dukje dhe problemin e të rinjve që po braktisin fshatin dhe punët në bujqësi. “Problemi është se po na humbet shpresa, djali do që të ikë, se ne nuk po fitojmë. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë po e braktisin punën këtu për të ikur jashtë, për t’u bërë kamarierë në qytet”- theksoi fermeri.

MESAZHI I KRYETARIT BASHA NGA DEVOLLI

Shikoni miqtë e mi çfarë parajse është Devolli! Jo vetëm natyra, por shikoni si e ka bërë dora e njeriut. Shikoni si e ka bërë Aureli, Mediu dhe punëtorët e Devollit. Shikoni si e kanë punuar tokën e tyre, shikoni se çfarë bukurie e rrallë. Në vend që të jetë bekim për ta është kthyer në mallkim. Në vend që këta të jenë njerëz të pasur dhe të punësojnë sa më shumë që të mos shkojnë rinia të punojë me mëditje në Greqi, këta zhyten në borxh.

Falë këtij aktiviteti që kanë zhvilluar këtu kjo familje fermerësh me traditë, janë 20 familje që mbahen me punën, me djersën e tyre. Çfarë u mungon këtyre fermerëve që robtohen çdo ditë që në 4 të mëngjesit? Pse duhet të jenë në një pozitë inferiore me fermerin grek, maqedonas apo të Kosovës? Ju mungon një qeveri që t’u japë të njëjtën mbështetje që merr fermeri i Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk po them i Greqisë, nuk po them akoma i Greqisë, që ka edhe mbështetjen e Bashkimit Europian me subvencione që, kur të jemi edhe ne anëtarë, të kemi edhe ne akses në ato fonde. Por le të rrimë njëherë tek niveli i Maqedonisë, që jep 150 milionë euro në vit subvencione për fermerët.

Subvencione për fermerët do të thotë që me këto subvencione atyre u ulet kostoja e prodhimit – nga farat, tek pesticidet, tek nafta – të gjitha proceset bujqësore ndihmohen përmes subvencioneve në mënyrë të tillë që prodhimi i tyre jo vetëm të mos kalbet apo të hidhet, apo të shitet nën kosto dhe, në vend që t’u japë bukën e gojës atyre dhe familjeve të tyre, t’i zhysë në borxhe dhe t’i kthejë nga borxhi në borxh ata, sepse toka nuk pret, cikli i prodhimit nuk pret – akoma pa mbaruar cikli i parë, sapo vilet kjo fushë me patate, këtu duhet mbjellë prapë dhe që të mbillet, do prapë kosto.

Prandaj, subvencionet janë jetike për fermerët. Nuk i ka shpikur askush tjetër, përveç Bashkimit Europian edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka rrugë tjetër për bujqësinë për t’u mbështetur përveç subvencioneve. I vetmi kryeministër në botën e civilizuar që nuk e vë ujin në zjarr për fermerët, tash 7 vjet, nuk jep subvencione, është ky që kemi, kryeministri në ikje. E vetmja qeveri që krenohet se jep subvencione për gjysmën e popullit që jeton me tokën, është kjo qeveri.

Tani e kuptoni se pse prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, siç është dhe agropërpunimi.

Sasi të jashtëzakonshme, të hedhura, 2 mijë kuintal patate vetëm kjo familje, familja Dede. Imagjinoni në qoftë se këtu me anë të subvencioneve ngrihet një fabrikë të përpunimit të patateve, patatina le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.

Artikulli paraprakPolicia rrethon shtëpinë e koleksionistit të njohur pse denoncoi Ramën se ka qënë në burg për vjedhje ikonash në Francë
Artikulli tjetërVokshi takim online me Bordin Drejtues të Forumit të Grave të PPE: Gjykata Kushtetuese dhe liria e medias, 2 prej 15 kushteve…