Dështimi i qeverisë me Covid/ Shehu krahason të dhënat e fundit me Italinë: Shqipëria në situatë më të rëndë se në mars

Nga Tritan SHEHU

Shqiperia mbas teatralitetit e keq menaxhimit te “mbylljes e hapjes” eshte ne nje situate me te rende epidemiologjike se ne mars, me nje humbje gjigande ekonomike, e vendosur ne “listen e zeze” te OBSh, kur sot duhet te kishim “dale” sic ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.

Per te kuptuar kete le te krahasojme me Italine disa te dhena te djeshme (per 1 milion banore):

Shqipëria Italia
Raste të reja 21,7 2,5
Vdekje 0,85 0,1
Në reanimacion 4,6 1,4
Raste të reja/shëruar 1,22 0,1

Pra ndersa Italia me masat inteligjente e nje ecuri konstante “doli”, ne vazhdojme te zhytemi ne erresire e izolim nderkombetar duke pasur:

-Shtim te frikshem te rasteve e vatrave te reja, shtrimeve, vdekjeve, numer te vogel te sheruarish, etj.

-Kolaps e kthim ne ”qendra” kontaminimi te institucioneve shendetesore te pa mbrojtura.

-Mjekun e familjes te paralizuar.

-Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence te nje laboratori me pasoje ate kurbe te pa besueshme.

-Popullesine te pa pajisur me maska.

-Mungese te nje strategjie “mbrojtese e dalese”. Etj.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.

”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullesine, kercenimet me “mbyllje”, as e cfajesojne ate e as permiresojne ndonje gje, perkundrazi.

Artikulli paraprakDorëheqja e Vitorio Feltrit në Itali dhe “vetërregullimi” i medias në Shqipëri
Artikulli tjetërLavdi marrëzisë!