Shpërthimi i rasteve me Covid-19, Pipero: Është pakësuar shitja e maskave…

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur për shpërthimin e rasteve me koronavirus në vendin tonë, ku shifra rekord u regjistrua ditën e djeshme me 82 raste të reja, duke thënë se situate është nën kontrollin e bluzave të bardha. Në intervistën për Fax News, mjeku e lidh rritjen e numrit me rënien e shitjes së maskave dhe uljes së vigjilencës së njerëzve.

“Në spitalin Covid 1 ka numër rastesh të shtuara, mes tyre 8 persona në terapi intensive por dëshiroj të them që situata është nën kontrollin e bluzave të bardha. Virusi vazhdon të jetë midis nesh, pandemia ende nuk është mbyllur dhe sot po shihja konstatime të kolegëve në botë që kanë konstatuar se me rënien e shitjes së maskave, është rritur numri pozitiv.

Pra shtimi nuk është fenomen shqiptar. Edhe në vendet e tjera është e njëjta gjë. Duhet të përdorim medoemos maskën dhe është e detyrueshme në vende publike, vecanërsiht në markete, supermarket, vende të mbyllura krahas larjes së shpeshtë të duarve me ujë dhe sapunë dhe kontrollit rutinë. Vigjilenca ka rënë relativisht por është e rëndësishme koha e eskpozimit, nëse ekspozohemi gjatë, virusi na sëmur njësoj.

Konstatimi klinik ka disa indikatorë. Fakti që kemi numër të shtuar pacientësh në shërbimin e sëmundjave në intensive, madje kemi në terapi intensive dhe 3 të intubuar, fakti që mosha mesatare e të prekurve është ulur dëshmon që virusi nëse na prek, rreziqet i ka si më parë, ndaj duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, thotë Pipero.

Sa i përket përdorimit të ilacit të deksametazonit, Pipero jep lajmin e mirë duke thënë se ka qenë pjesë e skemës së trajtimit që në rastet e para me Covid në vendin tonë. Ndërsa për qarkullimin e sëmundjes në ambientet e spitalit, thotë se nuk është dicka e mirë por po luftohet për ta kufizuar.

“Është një konstatim i rëndësishëm, por ne i kemi përdorur që në ditët e para të prezencës së rasteve me Covid në vendin tonë. Unë e kam përmendur disa herë që anti viral, anti biotic, kortizonit, oksigjen në terapi, kjo është skema e mjekimit që është përdorur në vendin tonë dhe vende të tjera. Por studimi është i rëndësishëm. Lajmi i mirë është që po luftohet fort për ta kufizuar dhe minimizuar dëmin”, tha mjeku.

Artikulli paraprakRama kërcënoi me rimbyllje/ Ish-ministri i PS: Pasoja fatale për bizneset dhe qytetarët
Artikulli tjetërAktivistët rrethojnë Teatrin Kombëtar, ja çfarë do të bëjnë pas ngritjes së fasadës