Covid-19 prek futbollin shqiptar, infektohet një futbollist i Kategorisë Superiore

Një futbollistin i Superiores është infektuar me Covid-19. “Procesi Sportiv” raporton se një lojtar i skuadrës së Bylisit ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe virusin e ka marrë në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit. Emri i futbollistit nuk bëhet i ditur për shkaqe privatësie.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv. Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”, shkruan “Procesi Sportiv”.

I vetmi shkodran te Bylisi është Eridon Qardaku, por nuk ka asnjë konfirmim nëse ai është futbollisti i prekur.

Artikulli paraprakShqipëria në errësirën e krizës
Artikulli tjetërBabëzia e Veliajt! Dyqanin e tatuazheve e merr për mbrojtjen anti-Covid të fëmijëve në Çerdhe