15 mjekë dhe infermierë të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit

Bëhet e ditur se, 15 mjekë dhe infermierë kanë rezultuar mbartës të Covid-19 në 24 orët e fundit. Informacion është shpërndarë nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk dihet pse është shpërndarë para se të publikohen të dhënat e përditësuara për rastet e Covid-19.

Dyshimet janë se ata janë infektuar nga një kolegia e tyre, e cila për momentin është e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Nuk dihet ende se në cilin pavion apo spital janë shënuar rastet e reja, ndërsa konfirmimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënuan 25 raste të reja me Covid 19, 24 prej të cilave në kryeqytet, dhe një pjesë e mirë e tyre ishin punonjës të disa call center-ave në zonën e Laprakës, të cilat më pas u mbyllën nga ana e ISHSH-së.

Të gjithë ekspertët thonë se rritja e rasteve është e pranueshme, sa kohë që ka nisur tashmë prej disa javësh lehtësimi i masave të distancimit social, dhe në të gjitha qytetet lëvizja e qytetarëve po bëhet pa asnjë lloj autorizimi. Shqetësuese do të ishte në rast se do të kishim një numër shumë të madh personash të shtruar në Infektiv, gjë që derimë tani nuk ka ndodhur.

Artikulli paraprakBerisha: Në plazhe, me urdhër të Sulltan Salep Surrelit nuk lejohet asnjë qytetar, por vetëm narkozyrtarët dhe qentë e tyre
Artikulli tjetërINSTAT: Të rinjtë shqiptarë më dembelët dhe më “injorantët” në rajon