15 milionë euro për Matuidi

Juventusi i rikthehet pistës Blaise Matuidi. Pas një viti kampionët e Italisë janë vënë sërish në ndjekje të mesfushorit francez. Verën e kaluar bardhezinjtë ishin shumë pranë transferimit të 30-vjeçarit, por në fund PSG preferoi të mos e largonte lojtarin. Matuidi ka një kontratë që skadon më 2018 me klubin parisien dhe tratativat për ta rinovuar nuk po vijnë.
Nisur nga kjo, Juventus kërkon të përfitojë, madje bardhezinjtë kanë paraqitur dhe ofertën e tyre, 15 milionë euro. Në ditët në vazhdim pritet që të zhvillohet dhe një takim mes palëve. E komplikuar duket situata për sulmuesin e Bayernit të Mynihut, Douglas Costa. Për brazilianin bavarezët nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas. Mesazhi i kampionëve të Gjermanisë është i qartë, 50 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, ndërkohë Juventusi nuk shkon më shumë se 40 milionë euro. Një lajm jo i mirë ky për “Zonjën e Vjetër”, pasi dukej se palët do të arrinin akordin, por kërkesa e Bayern ka bërë që të paktën për momentin bisedimet të qëndrojnë pezull.

Artikulli paraprakOrë të vrullshme për merkaton e Arsenalit
Artikulli tjetërIntesa firmos kontratën, nga dje Bankat Veneto janë pjesë e saj