105 kg drogë në makinë nga Shqipëria në Itali

 

Policia e qytetit të Bolonjës ka arrestuar shtetasin shqiptar Rinardi Haxhiaj 35 vjeç me akuzën e trafikut të drogës së tipit marijuanë. 35-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë në automjetin e tij ku u gjetën rreth 105 kg marijuanë e konfeksionuar në pako. Në banesën e shqiptarit u sekuestruan rreth 5400 euro cash si dhe materiale që përdoren për konfeksionimin e drogës.
Arrestimi i shqiptarit është fryt i operacionit të disa ditëve më parë i koduar “Rexton”, i cili çoi në shkatërrimin e dy grupeve trafikantësh shqiptarë dhe marokenë që trafikonin drogë në rajonin e Emilia Romagnës, në Lazio e në qytetin e Bolognas.
Një tjetër operacion i suksesshëm i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe marijuane dhe në vënien nën pranga të një trafikanti shqiptar. Gjatë ditës së djeshme, policia italiane e qytetit të Riminit ka arrestuar një 52-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës.
Në makinën e tij u sekuestruan 65 kg marijuanë e konfeksionuar në 49 pako. Vlera e drogës do të sillte një përfitim prej 700 mijë euro. Shtetasi shqiptar banues prej vitesh në Rimini u ndalua pranë daljes së autostradës Rimini Sud. Ai ishte i skeduar më parë nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikut të drogës.

 

Artikulli paraprakAsqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë, Teatri po vdes
Artikulli tjetër“Lekët ose iu therëm”, grabitet me maska dhe thika banesa