1 milionë, nga 500 euro dajë e nip! Prandaj s’ka para për të mbështetur fermerët…

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi anulimin e të gjitha kontratave abuzive të lidhura nga Qeveria Rama, duke nisur me konccensionarin për rrugën Milot-Balldre.

Këtë premtim Basha e bëri gjatë një takimi me fermerë të Lezhës, nga ku tha se aferat korruptive do të anulohen dhe paratë do t’i kthehen shqiptarëve.

“Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvensione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar.

Me këtë skemë mbështetjeje, do të minimizojmë deri në zerim të kostos së prodhimit.

Po kështu do të heqim taksën “Rama” për karburantin duke e ulur direkt çmimin me 240 lekë”, theksoi kreu demokrat.

“Ku shkojnë paratë?! Ju e dini ku shkojnë këto para! 300 milionë euro Milot-Balldren shkojnë këto para.

Për 17 km! As në Japoni nuk ndërtohet me këto çmime, ku ndërtohet çdo centimetër kundër tërmeteve. E dini se është një zonë shumë më tektonike sesa rajoni ynë dhe të botës dhe një nga ekonomitë më të shtrenjta të botës, me çmimin më të lartë.

Bashkë me dajën e vet, që bën Rrugën e Arbrit dhe i kanë dhënë 200 milionë euro mbi kontratën, të dy bashkë dajë e nip marrin gjysmë miliardi euro.

Dajë e nip gjysmë milion euro. 500 milionë euro, as mund t’i imagjinoni. 1 milionë nga 500 euro! Dajë e nip! Prandaj s’ka para për të mbështetur fermerët dhe taksat sa vijnë e rriten”, tha ai.

2 30

1 31

Artikulli paraprakBordi i AMA kundër projektligjeve “Rama” për median online
Artikulli tjetërLigji i tërheqjes, 10 mënyra për të shtuar veprimet tuaja