Zyrtarizohet data, Kombëtarja shqiptare e futbollit me 26 Mars miqësore me Spanjën.

Shqipëria do të ketë një përballje luksi në futboll në prag të ndeshjeve eliminatore. Federata Shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar një ndeshje me Spanjën, një nga ekipet më të forta të futbollit botëror.
Ndeshja do të zhvillohet me 26 mars 2022 dhe do të jetë një mundësi e jashtëzakonëshme për trajnerin Reja që të provojë lojtarët e tij përballë një ekipi të fortë si Spanja.
Trajneri Italian do të provojë edhe lojtarët e rinj që pritet të thirren në kombëtaren e madhe, ndërsa do të synojë konfirmimin e formës së mirë të lojtarëve tashmë senator të ekipit.
Vëmendja përsëri do të jetë tek talenti Armando Broja i cili po kalon një formë shumë të mirë, megjithëse trajneri i kuqëzonjëve ka pasur rezerva dhe në disa raste e ka lënë në tribunë talentin e Çelsit që këtë sezon e ka huazuar tek Sauthempton.
Gjithsesi përballja me Spanjën në miqësore është një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare që do të përballet me yjet e futbollit botëror të kombëtares iberike.

Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988. Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça.

Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987 Shqipëria u mund me shifrat 5-0. Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Spanjë, më 19 dhjetor 1990, që përfundoi në favor të spanjollëve që fituan 9-0.

4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve

Artikulli paraprakPlaneti ynë po përjeton një krizë klimatike serioze. Shkenctarët po analizojnë të shkuarën e largët.
Artikulli tjetërVdekja e elektriçistit, zbardhet dëshmia e kolegut.