Zv.ministri i Ramës: S’kam semafor në lagje! Policia përdor dhunë se për atë punë është

Zv/ Ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla u shpreh se protesta për vrasjen e Klodian Rashës është pa frymë.

Në një intervistë në Ora News, Nikolla tha se protesta nuk është ngjarja e ditës, por është e fryrë nga mediat.

Sipas tij, disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna.

“Ju jeni të njëanshëm. Po digjen pemët dhe po prishen semaforët. Kjo është një protestë pa frymë. Këtu nuk ke qindra dhe mijëra njerëz, por janë 10-20 njerëz. Nuk është e vërtetuar që në qeli janë futur shumë veta në qeli të vogla. Shumë media janë shumë të pozicionuara, ju jeni një media kundër. Krejt vëmendja juaj përqendrohen tek ata 20-30 veta në protestë. Protesta nuk është ngjarja e ditës, është e fryrë nga mediat.

Unë shikoj pemë të djegura, gurë dhe semaforë të prishur. Po shikoj që mbi policët janë hedhur gurë. Ju niseni me supozime mbi dhunën. Policia në moment ekstreme përdor dhunë se për atë punë është. Këto nuk janë protesta, por takime të vogla njerëzit që mblidhen aty. Të protestojnë paqësisht se na lanë pa semaforë. Nuk jam dakord me këtë fakt. Disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna. Nuk kthehet më Sali Berisha në pushtet. Policia e shteti është sjellë në mënyrë të rregullt. Janë plagosur 17 policë”, ka thënë Nikolla.

Artikulli paraprakNëna protestuese: Civilët po na arrestojnë pa u prezantuar
Artikulli tjetërProtestuesi: Shteti më mbajti dy ditë në burg, e kam shpinën gjak…