“Zogu” i Tiranës i ndërpret fjalën Bujar Asqeriut, aktori ja kthen: Shteti juaj po na vjedh

Ndërsa bëhej gati të merrte fjalën aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu, Zogu i Tiranës në Bashki ka mbyllur debatin me artistët për mediat. Nuk ka qenë e rastësishme ndërprerja e fjalës së Asqeriut. Aktori është një nga më kritikët e projektit të Bashkisë për shndërrimin e Teatrit në kulla biznesi. Asqeriu ka marrë fjalën që është transmetuar online nga “Faxweb”. Ai i ka deklaruar Veliajt se shteti juaj po na vjedh. Po vidhen qytetarët dhe paratë piblike dhe korrupsioni është galopant.
Sapo Asqeiu i është drejtuar Veliajt dhe Kumbaros me fjalët; zonja ministre, ne dyshojmë se shteti juaj vjedh, prandaj është kjo klimë t’i themi hapur gjërat, Veliaj ka ndërprerë transmetimin live.
Ja çfarë tha Asqeriu gjatë fjalës së tij që nuk u transmetua nga Mediat
“Këtu u fol për klimën e sinqeritetit dhe të mosbesimit. Zoti Kryetar, zonja ministre, ne dyshojmë se shteti juaj vjedh, prandaj është kjo klimë t’i themi hapur gjërat. Këtu korrupsioni është galopant, korrupsioni nuk është fllad deti, këtu përvetësohet paraja publike. Ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve. Njerëzit duhet të kuptojnë se kjo tokë kushtoi kaq, ky teatër kushtoi kaq. Jo të na mbushni mendjen neve që këtu s’ka korrupsion, por institucioneve ndërkombëtare, DASH dhe BE. Edhe për turistin që vjen dhe do të dijë si ka qenë Teatri para 100 vite është mirë që të ruhen vlerat. Unë nuk jam nostalgjik, po unë besoj, në atë Teatër janë dhe zërat e artistëve që sot nuk janë më”.

Artikulli paraprakNeymar i sinqertë: Nuk e kam vlerën e 222 milionë eurove
Artikulli tjetërVendimi skandaloz dhe provokues i Ramës: Shpall “qytetar nderi” atentatorin e Azem Hajdarit