Zjarri vijon prej 4 ditësh në Dukat, shkrumbohen më shumë se 30 ha kullota

Zjarri në malin e Dukati vijon që prej 4 ditësh, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mësohet se janë djegur hektarë të tërë me shkurre e kullota, ndërsa tymi e flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit. Sipas informacioneve zyrtare, aktualisht, janë shkrumbuar më shumë se 30 hektarë.

Ndërkohë, mësohet se terreni për zjarrëfikësit është shumë i vështirë. Puna e tyre vijion të jetë me mjete rrethanore, për shkak se është e pamundur transportimi i pajisjeve të specializuara në zonat ku ka rënë zjarri.

Artikulli paraprakNë emër të betonit
Artikulli tjetërMisteret e Besnik Mustafajt në tri novela