Zjarri shkrumbon fabrikën e riciklimit në Tiranë

Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë ku trajtohen dhe asgjësohen mbetjeve spitalore në Tiranë. Mësohet se zjarri nisi rreth orës 4:40, të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që prej 2 orësh zjarrfikëset kanë luftuar me flakët për të vënë nën kontroll situatën. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet me dije se si pasojë e zjarrit ka dëme të mëdha materiale. Por banorët e zonës dhe specialistët u druhen efekteve negative që mund të pasojnë për shkak të çlirimit të gazrave të rrezikshëm në ambient.
Punonjësit e kompanisë që kryen asgjësimin e mbetjeve nuk kanë pranuar të japin komente mbi rrethanat e ngjarjes dhe nuk kanë lejuar kamerat të filmojnë në ambientet e saj. Shkak për ngjarjen, dyshohet të jetë bërë një masë elektrike në një prej makinerive që mendohet se ishte në proces pune, ndërsa personeli nuk ndodhej prezent.
Policia dhe specialistët zjarrfikës po hetojnë rastin, për të përcaktuar shkaqet e tij. Burime të grupit të policisë thonë se ka dyshime që veç asgjësimit të mbetjeve spitalore, aty punohej edhe me materiale të tjera plastike, të cilat dyshohet se mund të kenë favorizuar flakët.

Artikulli paraprakLufta brenda llojit, simptomë e Inteligjencës Negative
Artikulli tjetërZjarret, 4 vatra brenda 24 orësh në të gjithë vendin