Zjarri në pallatin 12 katësh, banorët: Erdhën zjarrfikësit dhe nuk kishin ujë

Ende nuk dihet se çdo të ndodhë me banorët e pallatit 12 katësh në Lushnjë, ku apartamemntet e tyre u përfshinë nga flakët dhe tymi, pas zjarrit të rënë në qendrën tregtërae Metropol, që ndodhej në katet e para të pallatit.

Ata shprehen të shqetësuar për mediat, teksa tregojnë dhe momentete e tmerrit. Një prej banorëve është shprehur se pallati nuk kishte sistem për fikjen e zjarrit, teksa nuk kanë kursyer dhe kritikat për zjarrfikësit duke thënë se shkuan atje me autobotin pa ujë.

“Zjarrfikësja e Lushnjës që i raftë plasja nuk kishin ujë dhe prisnin ato të Fierit. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë. Çuni ka nxjerrë pleqtë në kurriz. Nëpër shkallë morëm çupën nusen. E kaluam natën te çuni i madh as nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Asnjë gjë nuk kishte aty, as sistem alarmi asgjë. Shtëpisë nuk ja kam idenë si është”, tha banorja.

Artikulli paraprakGjykata e Posaçme vendos sot për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, avokatët do të paraqesin disa kërkesa! Çfarë pritet të ndodhë në seancë
Artikulli tjetërSulmet kibernetike, qeveria asnjë planë masash për t’i përballuar