Sulmet kibernetike, qeveria asnjë planë masash për t’i përballuar

Nga Xhodi Hysa

Pertej gezimit te disave per hackimin e kompanise celulare One apo dhe Parlamentit nje pjese e madhe duhet te reflektoje dhe kerkoje me shume siguri.

Sulmet kibernetike qe perseriten vazhdimisht dhe rezultojne gjithmone te suksesshme jane ne te vertete nje deshmi e gjendjes pre-historike qe kane kompanite private dhe institucionet shteterore.

Sidomos kur keto sulme ndodhin mu ne ate moment “historik” ku KM propagandon biseden telefonike me Mira Muratin per te ndertuar nje “Google Translate” ne formen e ChatGPT dhe na e shet kete si goxha arritje. Ne nderkohe, sic vdes te thote ER dhe ato pas tij, hack-erat iraniane bejne kerdine me te dhenat dhe me sulmet kibernetike.

Fodulleku i nje qeverie qe breket ia ka ulur ne fund te kembeve nje grup hackerash nga Irani qe ne kohen e lire (per)dhunojne kompanite shqiptare merr nje tjeter trajte kur qeveria ne korr udheton nga Izraeli ne SHBA per te kapur noj kompani mbrojtje kibernetike sa per foto.

Arsyet e deshtimit qe shpalos fodullekun e qeverise lidhen me mungesen e nje plani konkret dhe real per te mbrojtur te dhenat dhe per te ndertuar sisteme sigurie kibernetike. Gjendja mjerane e sigurise kibernetike eshte realisht nje problem i madh qe duhet te mbledhe edhe ne keto dite Keshillin e Sigurise ne vend. Por, si perhere te gjithe shohin dhe presin nga ER qe pale ku po shijon keto dreq pushimesh….

Artikulli paraprakZjarri në pallatin 12 katësh, banorët: Erdhën zjarrfikësit dhe nuk kishin ujë
Artikulli tjetërRyshfet 5 mijë euro në Gjykatën e Korçës për të lehtësuar masën e një të burgosuri, SPAK lëshon pesë urdhër-arreste