Zjarri në Bathore, reagon Mziu: Qeveria urgjent të financojë stacionin zjarrfikës në Kamëz

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu shpreh keqardhjen për tragjedinë e ndodhur në Bathore, ku 12 familjeve sot iu dogjën banesat.
Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar apo do të ishte në përmasa më të vogla, nëse në Kamëz do të kishte një stacion zjarrfikëseje, kompetenca dhe financimi i të cilit duhet të ishte bërë që në janar të këtij viti ashtu si për bashkitë e tjera. auto 45647367 509701356208251 8091162934723477504 n1541608815
Duke parë se çfarë ndodhi sot dhe ishte kërkuar më parë edhe nga kryebashkiaku Mziu, ai bën i thirrje edhe një herë qeverisë që në mënyrë urgjente Bashkisë Kamëz t’i delegohen fondet për ngritjen e një stacioni zjarrfikëseje, në një kohë kur nuk ka asnjë të tillë dhe 160 mijë banorë të Kamzës janë në mëshirë të fatit, siç ndodhi edhe sot.
Bashkia Kamëz kërkon urgjentisht kompetencat dhe financimin për makineritë zjarrfikëse dhe autobotet që duhen në raste të tilla.
Po ashtu, kërkohet edhe financimi i burimeve njerëzore të këtij stacioni, gjë e cila i takon Kamzës, ashtu si edhe bashkive të tjera.
Vetëm pak ditë më parë, Mziu pati replikuar me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, pikërisht në lidhje me delegimin e kompetencave dhe financimet e munguara të qeverisjes qendrore për Bashkinë Kamëz, ndër të cilat janë edhe ajo për shërbimin zjarrfikës.
Nëse do të kishin kaluar këto kompetenca dhe financime, tragjedi të tilla nuk do të ndodhnin.
Ndërkaq, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Kamëz do të jenë të gatshme që t’u vijnë në ndihmë familjeve të dëmtuara në këto ditë, derisa banesat e tyre të bëhen funksionale.

auto 45577824 910811189109412 6009887461721767936 n1541608818

auto 45577842 2208592746076492 8721242445297221632 n1541608820

Artikulli paraprakUrdhëri i Lleshit për mbetjet, ironia e Palokës: Aq e ka tagrin, vetëm për plehrat!
Artikulli tjetërAtentati ndaj shokut të Shullazit, vdes në spital i plagosuri