Zjarret shkrumbojnë pyjet në Novoselë, banorët rrezikohen nga shpërthimi i bombave

Flakët e zjarreve jo vetëm që po shkrumbojnë pyje dhe shkurre në fshatrat Panaja dhe Bishan, në komunën Novoselë të Vlorës, por po rrezikojnë edhe jetën e banorëve për shkak të plasjes së bombave që ndodhen në ferra.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe rrezikon dhe personat që kalojnë në këtë zonë pasi i është afruar shumë rrugës. Efektivët e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë dhe po punojnë për të vënë flakët në kontroll.

Ndërsa një gazetari pyeste një banor të Vlorës për zjarret, ai e paralajmëron të rrijë larg pasi në ferra ka bomba, dhe pa e mbaruar ai fjalinë, dëgjohet një shpërthim.

Artikulli paraprakNostalgjia për një Perandori të humbur
Artikulli tjetër4 humbje jete nga Covid-19 dhe 740 të infektuar në 24 orët e fundit