Zjarr në stendën te Panairi i Policisë

Një nga stendat tek Panairi i Policisë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e djeshme. Pas rënies së zjarrit, menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja duke shuar flakët. Burimet bënë të ditur se zjarri ka rënë pasi mori flakë kashta që ndodhet në stendën e “Paint Ball”. Flakët kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
Nuk dihet se kush ka qenë shkaku i rënies së zjarrit në këtë panair, por forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur menjëherë duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Policia nuk dha asnjë njoftim për mediat për këtë ngjarje që shkaktoi frikë dhe panic jo vetëm tek qytetarët por edhe tek forcat e rendit që ndodheshin në panair.  Dje ishte dita e fundit e Panairit të Policisë që prej disa ditësh ndodhet në bulevard mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve.

Artikulli paraprakNdërtoi 50 cm mur pa leje, gruas i bie të fikët në gjyq
Artikulli tjetërPërsëri luftë në Elbasan, krimi bën ligjin