Zjarr edhe në Vithkuq, shkrumbohen 5 ha me pisha

Flakët kanë përfshirë rreth 1 ha pishë e shkurre në zonën e Vithkuqit, në Majën e Jankës në Korçë. Prej 3- 4 ditësh ky zjarr vijon të jetë aktiv duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone.

Ndërkohë vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë po punohet për shuarjen totale të tij.

Në terren janë reth 20 forca te ushtrisë dhe një zjarrfikëse. Janë rreth 5 ha pishë e shkurre që janë  shkrumbuar.

Mësohet seka ende vatra të paneutralizuara ku nuk mund të shkojnë mjetet zjarrfikëse per shkak të terrenit shumë të thyer.

Artikulli paraprakZbulohet si policët fiknin radarët që të kalonin gomonet me drogë drejt Italisë
Artikulli tjetërTrafiku ndërkombëtar i drogës/ Reagon Berisha: “Shpirti” dhe “Xibraka” si binjakë siamezë!