Zidane takohet me Pogba, frikësohet Manchesteri

Pasi e kaloi të gjithë verën duke tentuar ta transferojë Paul Pogban në Real Madrid, trajneri Zinedine Zidane e pati mundësinë ta takojë mesfushorin francez të Manchester Unitedit në Dubai.

Trajneri francez është në qytetin arab pasi që po merr pjesë në një konferencë për inteligjencën artificiale, përderisa bashkëkombësi i tij ka udhëtuar atje për ta vazhduar procesin rikuperues nga lëndimi i kyçit të këmbës, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja britanike, The Daily Mirror, e publikoi një fotografi të dyshesh Zidane-Pogba duke e bërë një bisedë, përderisa po qëndronin afër një pishine. Kjo fotografi i ka nxitur spekulimet për transferimin e mundshëm të Pogbas te “Los Blancos” në të ardhmen.

Artikulli paraprakProblemi i Shqipërisë, jo se nuk e do Evropa, por se Piktori e bëri shtet që të mos e duan edhe shqiptarët
Artikulli tjetërVan Dijk zbulon pse nuk i shikon ndeshjet e Manchester City