Zidane kundër afrimit të Neymar

Zinedine Zidane del me një deklaratë kundërshtuese kundrejt të gjitha spekulimeve të fundit që lidhin të ardhmen e brazilianit Neymar me klubin e Realit të Madridit. Francezi deklaron se është kundër një afrimi të tillë, pasi dëshiron që për sa kohë drejtimi i ‘Los Blancos’ të jetë nën komandën e tij, të ruajë balancat brenda grupit.
Falë klauzolës së largimit prej 198 milionë eurosh që parashikon kontrata e sulmuesit 25-vjeçar me PSG-në, mediat kanë dalë në konkluzionin se qershori do ta shohë brazilianin me fanellën e klubit mbretëror, por mesa duket francezi dëshiron ta ruajë klimën e mirë brenda dhomave të zhveshjes dhe të mos rrezikojë të prishë hierarkinë brenda grupit të tij.
Tekniku beson se transferimi i Neymarit do të kishte një impakt shumë negativ, kryesisht tek yjet e organikës së tij si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema. Edhe pse Ronaldo ka një raport shumë të mirë me brazilianin, sërish indiciet nuk premtojnë se prezenca e 2 futbollistëve të këtij kalibri brenda një organike, nuk do të ketë ndikim negativ.

Artikulli paraprakStatistikat e ndryshimit të Trump
Artikulli tjetërInteri dhe Icardi punojnë për rinovimin e kontratës