Zidane ka biseduar me Mbappe, në marrëveshje do përfshihen dy madrilenë

E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë në Madrid, me fanellën e Realit. Këtë e siguroi edhe gazetari spanjoll Eduardo Inda, i cili foli për programin “El Chiringuito” duke theksuar se Zinedine Zidane ka biseduar me sulmuesin spanjoll dhe e ka bindur për të shkuar në “Bernabeu”.
Sipas këtyre informacioneve, Mbappe i ka bërë të qartë trajnerit francez se do të ulet të bisedojë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe do i kërkojë që ta lërë të lirë të largohet këtë verë.
Për më tepër, gazetari spanjoll siguroi se në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe James Rodriguez, i cili nuk preferon të qëndrojë te Bayern Munchen, mirëpo Zidane nuk e konsideron pjesë të skuadrës dhe kolumbiani mund të përfundojë në Francë.
Po ashtu, Isco do të jetë një tjetër emër që do përfshihet në marrëveshje, duke qenë se spanjolli ka hasur vështirësi me Solarin, tani me Zidane situata është ndryshe, por fantazistin do e kërkojë PSG, duke qenë se tashmë kanë humbur shërbimet e Adrien Rabiot.

Artikulli paraprakRama mbledh mjekët: Jam në rregull nga trutë s’kam nevojë për ju se kam Gjermaninë
Artikulli tjetërShkenctarët: Vdekja nuk ekziston!