Zhvillimet e reja

Pak pasi Donald Trump u vendos në zyrë si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, ai firmosi dje shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të 80 ambasadorëve të emëruar, ndërsa ende nuk ka emra të rinj, ndonëse disa prej tyre janë bërë publik nga Presidenti Trump gjatë ditëve të tranzicionit të pushtetit.
Trump kishte kërkuar që çdo ambasador i SHBA-së në të gjitha vendet e botës, të cilët ishin emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama, të largoheshin nga zyrat e tyre nga mesdita e 20 janarit.
Ekipi i tij i tranzicionit kishte thënë më 23 dhjetor se nuk do të ketë “përjashtime” për ambasadorët që kërkojnë të zgjasin postet e tyre pas ditës së inaugurimit, në kontrast me presidentët e tjerë, madje edhe për ambasadorët që kanë fëmijë të vegjël, transmeton “Gazeta Express”.
Është politikë e përbashkët, megjithatë, që ambasadorët e emëruar politikisht të japin dorëheqjen në fillim të administratës së re. Është më pak e zakonshme që të mos ketë asnjë zëvendësim në pritje.
Kështu, deri në 80 ambasadorë janë shkarkuar në të njëjtën kohë. Ky veprim kërcënon lënien e shumë vendeve pa të dërguar të Senatit për muaj të tërë – madje edhe në disa vende me të cilat SHBA-të kanë marrëdhënie të ndjeshme.
Një nga këto ambasadorë që është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme ka qenë edhe ambasadori amerikan në OSBE. Roli i këtij titullari amerikan konsiderohet si mjaft i rëndësishëm në procesin e zgjedhjeve. Trump do t’ia besojë këtë detyrë një tjetër diplomati dhe ky është një zhvillim i ri, i cili pritet të ndikojë edhe në qëndrimet e reja të administratës së Trump në lidhje me çështjet kryesore me të cilat përballet OSBE, një prej të cilëve është edhe ajo e monitorimit dhe raportimit të zgjedhjeve.

Artikulli paraprakRama mashtron fermerët e Vlorës: Na u dëmtuan të gjitha prodhimet
Artikulli tjetërKosova kujton Ibrahim Rugovën