Zhupa publikon videon me dëshmi: Shqipëria e fundit edhe për kohën e përgjigjes së tamponit për testin COVID-19

Dështimi me pandeminë, Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikon videon me dëshmi: Shqipëria e fundit edhe për kohën e përgjigjes së tamponit për testin COVID-19

Jo vetëm të fundit në rajon për nr e tamponëve për popullsinë por edhe të fundit për vonesën e përgjigjes së testit!

Dëshmitë e personazheve të njohur tregojnë qartë se sa me vonesë ju merret tamponi dhe ju vjen përgjigjia. Reagimi në kohë ndaj covid 19 është një nga faktorët kyç në suksesin e të mundjes së pandemisë. Reagimi në kohë me terapi ndihmon pacientin për ta kaluar më shpejt dhe më lehtë infektiminin por edhe që mos të përhapet pasi ndërkohë që nuk ka përgjjgje pacientët nuk janë në karantinë.

Por Rama dhe qeverisja e tij nuk do tja dijë për shëndetin e qytetarëve, nuk do tja dijë për jetët e humbura nga keqmenaxhimi i sistemit shëndetësor. Paratë nuk çohen për teste, për staf mjekësor por për luks, incenerator, tendera sekret, PPP fantazëm.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Sistemi spitalor i shpartalluar
Artikulli tjetërHakerat sulmojnë kompanitë e vaksinave