Zhupa publikon dokumentat: Veliaj tender më 13 mars për betonizimin e Parkut tek Liqeni

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar të tjera dokumente ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për betonizimin e parkut të liqenit. Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se, në 13 mars bashkia ka hapur tenderin për betonizimin e parkut të liqenit.

Zhupa shkruan se, Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. “Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi”, shton më tej demokratja.

Reagimi i plotë i Zhupës

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë.

Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit.

Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit.

Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi.

Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t’i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar !

Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.

Enter Watch And ScrollKliko për ta zmadhuar Me zë
SQ.WIKIPEDIA.ORG

Artikulli paraprakAksident, humb jetën pas 5 orësh në spital 29-vjeçari nga Tirana
Artikulli tjetërFaktet janë kokëforta! Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë