Zhupa: Gruaja e zëvendësit të Veliajt në vend që të procedohej, emërohet në…

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale, pas publikimit të historisë së vazjës 12-vjeçare që abuzohej seksualisht në shtëpinë e fëmijës “Zyber Halluli”.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa kërkon që të shkarkohet Denada Seferi, kryetarja e komitetit të birësimeve, që njëkohësisht është edhe bashkëshortja e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Andi Seferi.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

“Siç paralajmerova me datë 8 janar, ligji “Për proçedurat e Birësimit dhe Komitetit Shqiptar i Birësimit” kishte ndryshuar për të emëruar Denada Seferin kryetare të komitetit te biresimeve, gruan e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë. Me datë 10 janar kanë berë emërimin, duke mos pyetur fare as për denoncimin publik, as për rekordet e zonjës në krye të një institucioni tjetër që u përfshi në skandal.

Duket se lidhjet e forta të bashkëshortit që është marrë vetë me birësimet para se të bëhej nënkryetar i Veliajt, kanë ndikuar që zonja të diktojë dhe të paracaktohet në ketë pozicion. Edhe në vend se të ishte e shkarkuar si Drejtoreshë dhe të dërgohej për ndjekje për “shpërdorim detyre”, asaj i kopsitet një pozicion i ri.

Ky është shteti i Rames, në shërbim të emrave të vecantë, ndryshojnë ligje, kopsisin pozicione dhe nuk duan tja dine per interesin e qytetareve dhe ne kete rast te jetimeve te Shqiperise”.

1 36

2 28

3 23

Artikulli paraprakReforma Zgjedhore është pika e parë e 9 kushteve të Bundestagut, largim i Ramës me zgjedhje të parakoshme
Artikulli tjetërINSTAT pranon tkurrjen e popullsisë shqiptare