Zhgarravina del me benevrekë për t’u tallur me Ditën e Kombit, 28 Nëntorin

Zhgarravina në krye të qeverisë ka dhënë një mesazh aspak serioz dhe tallës me datën që konsiderohet si Dita e Kombit, me 28 Nëntorin. Ka zgjedhur pikërisht këtë veshje me benevrekë për të dhënë një mesazh tallës, ndërsa ka shkuar në Vlorë dhe ka vendosur buqeta me lule në Monumentin e Pavarësisë.
Përse e ka bërë këtë është e qartë. Për këtë klysh të Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit e vetmja ditë që duhet nderuar me seriozitet është dita e çlirimit të Jugosllavisë, 29 Nëntori dhe jo Dita e Kombit, 28 Nëntori.
Ky zhgarrinë nuk respekton as protokollin e shtetit dhe as solemnitetin e kësaj date që nderohet në të gjitha trojet shqipare dhe kudo ku ka shqiptarë.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhte në një vend tjetër Europian apo edhe Afrikan sikur kreu i qeverisë së tyre do të ofendonte në këtë mënyrë ditën më të shenjtë të historisë. Këto vende nuk e kanë fatin, që në fakt e kanë vetëm shqiptarët, që të qeverisen nga një i çmendur me kartelë.
Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri Edi Rama ka ‘goditur’ përsëri me veshjen e tij. Ajo që ra në sy këtë herë është fakti se kreu i qeverisë kishte veshur një xhup të madh kundra shiut, tutat e tij të preferuara dhe këpucë të zeza serioze.
Nga pamjet që shikohen në videon e transmetuar nga ERTV, bie në sy detaji ku Rama ka veshur dy palë tuta, siç dallohet edhe në foto një palë janë më të shkurtra. Ndërkohë që zyrtarët e tjerë, si Presidenti Meta dhe kreu i Kuvendit, Ruçi kanë zgjedhur veshje klasike dhe të përshtatshme për këtë ceremoni.

Artikulli paraprak4000!
Artikulli tjetërDeputeti i PD: Qeveria përpjekje mjerane për t’i përçarë protestuesit, shumë shpejt edhe njerëz të tjerë në mbështetje