Zheji: Nëse ligji i plehrave kalon, atëherë betejë civile

Shoqëria civile dhe ambientalistët rinisën protestat kundër ligjit të plehrave. Qindra prej tyre u mblodhën para Kryeministrisë.
Ata i kërkuan Edi Ramës të tërheqë ligjin e rrëzuar nga Presidenti i Republikës dhe të lejojë referendumin. I kthyer nga Presidenti në Parlament, ligji nuk është rishqyrtuar. Rama ka frikën e LSI që ka dhënë sinjale të qarta se nuk do ta votojë. Kundështarët e ligjit dhe aktivistët e AKIP kanë kërkuar heqjen e ligjit dhe jo amendime siç premton mazhoranca. Protestuesit thanë se do të mblidhen para Parlamentit më 23 nëntor për të protestuar.
Analisti Artur Zheji i është bashkuar protestës qytetare kundër importit të plehrave dje para Kryeministrisë. Ai ka paralajmëruar se në rast se Parlamenti do të lejojë sërish importin e plehrave, atëherë vendi do të shkojë drejt një beteje civile. “Nuk do të lejojmë që ky vend të kthehet në një burg”, tha Zheji.

Artikulli paraprakRama i dhuron INSTAT-in këshilltares së saj
Artikulli tjetërTregu i hashashit trondit euron, nën nivelin historik