Zhduket Kryetari i PS në Gjirokastër

Nga Telnis Skuqi

ZHDUKET PA LËNË GJURMË KRYETARI I PS
Ku kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet parlametare të 25 prillit 2020, Partia Socialiste (PS) e Sarandës është braktisur papritur nga kryetari i kësaj force politike, Ardian Kola.

Burime konfidenciale nga dega e PS, konfirmuan se krahu i djathtë i deputetit socialist, Alket Hyseni, njëkohësisht kryetari i PS, Kola, është larguar në fshehtësi në drejtim të Londrës (Angli) familjarisht.

“Prej dy ditës PS e Sarandës ka ngelur pa kryetar”, – thotë një zyrrtar lokal i PS.

Sipas tij, Kola e ka pasur të pamundur që qëndroj në Sarandë, sepse ndaj tij ka nisur një hetim penal me akuzën “shpërdorim detyre”.
“Kemi dy ditë që po e kërkojmë. Kola nuk gjendet”, – shprehet një zyrtar i policisë lokale në kushtet e anonimitetit.

I njëjti burim saktëson se dosja hetimore i ka kaluar Gjykatës Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë
Artikulli tjetërZhduken fletëvotimet me postë për Trump, nisin hetimet, Presidenti ngre dyshime për manipulime