Zhduket 4-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë (Foto)

Prej orës 16:30 të pasdites së djeshme, një fëmijë katër vjeç i identifikuar si Klodian Ashini është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Tiranë.

Familjarët e tij kanë bërë denoncim në autoritetet përkatëse dhe bëjnë apel për ndihmë kundrejt çdo njeriu që mund ta ketë parë të voglin e tyre.

Sipas familjarëve, Ashini kishte veshur një bluzë të kuqe dhe një palë pantallona të zeza në momentin që është zhdukur. Ai është banues në zonën e Shkozës në Tiranë, dhe prindërit e tij nuk kanë asnjë informacion për fëmijën e tyre prej pasdites së djeshme.

11 1

Artikulli paraprakPër entuziastët e shifrës një miliardë euro
Artikulli tjetërKryemadhi: 880 milionë euro janë kredi, do t’i paguajnë shqiptarët. Duhet monitorim…