Zhduken dy vajza në Dibër dhe një burrë në Tiranë

Humbja e dy vajzave është denoncuar në Dibër ditën e sotme. Një 61-vjeçar, me inicialet D.P., banues në fshatin Lishan i Poshtëm, ka kallëzuar në polici se i janë larguar nga banesa vajza e mbesa.
Dy vajzat janë të moshës 19 dhe 15 vjeç. Dyshohet se vajzzat janë larguar drejt Maqedonisë.
“Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,” njofton policia.
Një burrë është zhdukur prej tre ditësh në Tiranë. Denoncimin e ka bërë bashkëshortja e tij.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se M. R., banuese Tiranë, kallëzon se më datë 31. 08. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, A. R., vjeç 45.
Nga ana e saj, Policia po punon për gjetjen e tij.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03. 09. 2018, shtetësia M. R., banuese Tiranë, kallëzon se më datë 31. 08. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi A. R., vjeç 45. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Artikulli paraprakThirrja e Lubonjës: Protesta radikale popullore si në Kukës për të ndalur një qeveri krimi
Artikulli tjetërAlarmi i Zërit të Amerikës: 45 gazetarë të kërcënuar, gati të ikin nga Shqipëria