Zharrëzi, si Veliaj ndërseu Qorrët e tij kundër Bashës

Protesta e banorëve të Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po sabotohet nga njerëzit e Erion Veliaj dhe të Partisë Socialiste. Lideri i opozitës, Lulzim Basha kishte marrë miratimin e përfaqësuesve të protestës së Zharrëzës për të bashkëbiseduar me ta para Ministrisë së Energjetikës, por kur shkoi atje kanë qenë njerëzit e Veliajt që kanë thirrur nga mesi i turmës, “Ik, ik, ik”.
Kanë qenë të njëjtat fytyra që iu kundërvunë protestës tek Parku i Liqenit Artificial kundër betonizimit nga Veliaj, ata që nuk lejuan Liderin e opozitës të bashkëbisedonte me banorët e Zharrëzës, të cilëve u janë shembur shtëpitë nga punimet për nxjerrjen e naftës nga kompania “Bankers Petrolum”.
Aktivisti i Shoqërisë Civile, avokati Altin Goxhaj ka publikuar fotot e këtyre ushtarëve të Velaijt, të cilët sapo mësuan se tek protestuesit e Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po shkonte kreu i opozitës kanë shkuar te protestuesit, duke i nxitur që të mos lejonin këtë takim. Megjithatë, vetë protestuesit e Zharrëzës nuk kanë reaguar kur aty ka shkuar Basha, por kanë qenë këta bazhibozukë që kanë thirrur nga mesi i turmës “ik, ik”.
Në orët e vona të mbrëmjes, protestuesit e Zharrëzës i kanë përzënë njerëzit e Veliajt. Në një postim në rrjetin social Facebook Goxhaj shkruan se, organizatorëve të grevës së Zharrëzës po ja dalin tani në mbrëmje t’i përzënë diversantët e Lali Erit dhe PS, të cilët kanë gjithë ditën që përpiqen të sabotojnë grevën e tyre, duke u munduar ta izolojnë dhe ta lejnë pa përkrahje siç bënë edhe te Parku i Liqenit! “Ata që organizonin thirrjet; “Ik, ik, ik” kur erdhi kryetari i opozitës dhe përkrahësit e tyre opozitarë ishin ushtarët marksistë të organizatës sorosiane komuniste, Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit! Ata nuk janë aty për solidaritet, por për ta izoluar grevën, duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj çdokujt që nuk voton Rilindjen!!! Njësoj siç bënë te Parku i Liqenit!”, shkruan Goxhaj. Ai u ka bërë thirrje protestuesve të Zharrëzës që t’í përzënë sa më parë nga protesta e tyre e drejtë, sepse kanë shkuar qëllimisht për ta sabotuar atë.
Protestuesit e Zharrëzës, pasi u dhunuan dhe terrorizuan nga policia para Ministrisë së Energjetikës kanë larguar nga protesta njerëzit e Veliajt. Ata u shprehën se do të qëndrojnë natë ditë para Ministrisë derisa të zgjidhen kërkest e tyre të drejta.

Artikulli paraprakGrushti i shqiptarëve mbi pushtat e regjimit
Artikulli tjetërVjen MAGA, mbështetja amerikane