Zgjerohet rrethi, 20 ish-sigurimsa marrin poste të larta në Policinë Shtetit

Të paktën 20 zyrtarë të policisë rezultojnë se janë të përfshirë në ish-Sigurimin e Shtetit.

Burime pranë autoritetit të dosjeve thanë për A2CNN se, deri më tani nga të dhënat e përpunuara nga ky institucion, kjo dhe për llogari të procesit të vetingut, numri i efektivëve është 20, por kjo shifër mund të pësojë ndryshime.

8 prej emrave në listën emërore të përpunuar nga Autoriteti i Dosjeve janë zyrtarë aktualë, por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndërsa dy prej tyre kanë kaluar procesin e vetingut me sukses. Deri më tani Komisioni i Jashtëm ka në sitë 47 drejtuesit e lartë të policisë prej të cilëve 15 drejtues janë rikonfirmuar në kriterin e pasurisë aftësive dhe pastërtisë së figurës.

Mes konfirmimeve në detyrë numërohet vetëm një përjashtim dhe dy dorëheqje. Autoriteti i dosjeve ka dërguar vendime për përfshirjen e zyrtarëve të policisë në ish-Sigurimin e Shtetit që në vitin 2019.

Sipas Partisë Demokratike ata nuk mund të shërbejnë në radhët e policisë pasi jo vetëm që kanë mohuar përfshirjen e tyre, por kanë plotësuar gabim formularin e vetingut mbi këtë çështje.

Artikulli paraprakÇfarë fshihet pas qëndrimit rus ndaj protestave në Bjellorusi?
Artikulli tjetërRëndohet situata nga Covid-19, 6 persona humbin jetën, 122 të infektuar