Zgjedhje me 13 Tetor, partitë mësyjnë në KQZ për rregjistrim

Lëvizjes Socialiste për Integrim dërgoi një shkresë në KQZ me qëllim regjistrimin e kësaj force në zgjedhjet e 13 Tetorit.
Kërkesa mban datën 3 gusht, ndërsa do të dorëzohet nga ish-deputeti Endrit Braimllari.

Kujtojmë që sot është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ. PD dhe forca të tjera aleate nuk janë regjistruar ende për zgjedhjet vendore të 13 Tetorit, sipas dekretit të ri të Presidentit Ilir Meta.

Pas Lëvizjes Socialiste për Integrim, një tjetër aleat i demokratëve pret të regjistrohet për zgjedhjet e 13 tetorit.
Partia Republikane ka bërë kërkesë për t’u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit.

Kërkesa e republikanëve për regjistrim në KQZ mban datën e 3 gushtit, ndërsa është protokolluar sot.
Sot është data e fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për të cilat maxhoranca është shprehur kundër pasi cilëson të vlefshëm dhe ligjor 30 qershorin ku mori pjesë vetëm e majta.

Ndryshe nga LSI dhe PR, nga PD nuk akoma ka asnjë shenjë për regjistrimin në zgjedhje. Sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar, duke theksuar se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

Artikulli paraprakLufta e milionave mes Top e Klan, dhunë, rrahje dhe intriga, Blushi i vë flakën Digitalb-it
Artikulli tjetërRama në izolim të plotë ndërkombëtar, si refuzoi OSBE-në, rrëfimi i Mediut