Zënka që ndau Ozil me Murinjon

Mesut Ozil ka vendosur të tregojë të vërtetat e largimit të tij nga Real Madrid dhe problemet që kishte me Zhoze Murinjon, i cili drejtonte asokohe klubin madrilen. Ylli i Arsenalit do të publikojë së shpejti autobiografinë e tij dhe disa pjesë të saj janë botuar nga e përditshmja gjermane “Bild”, duke zbuluar edhe zënkën e famshme në dhomat e  zhveshjeve të skuadrës madrilene.
Sipas librit në fjalë, Murinjo kishte ulëritur në dhomat e zhveshjeve. “Ti mendon se dy pasime të bukura janë mjaftueshëm… ti mendon se je aq i mirë sa edhe 50% mjafton”, vazhdoi Murinjo, duke iu drejtuar lojtarit, i cili nuk fshihte se në atë moment kishte urryer trajnerin, të cilin në fakt e pëlqente shumë.
“Çfarë, po dorëzohesh? Je një burracak. Çfarë do? Të futesh nën atë dushin e ngrohtë? Të lash flokët me shampo? Të jesh vetëm? Apo do t’u tregosh shokëve të t’u, tifozëve aty jashtë dhe mua, se çfarë mund të bësh”, ishin fjalët e Murinjos.
Por Ozil kishte zgjedhur dushin, duke zyrtarizuar krisjen e tij me trajnerin dhe duke i dhënë lamtumirën në fund të atij sezoni Realit për të kaluar te Arsenali.

Artikulli paraprakDonaruma në Angli
Artikulli tjetërReus pasuesi i Sanchez te Arsenali?