Zenel Hoxha, “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar pasditen e së martës, Presidentin e Dhomës së Tregtisë shqiptaro-britanike, një nga themeluesit e PD-së, z.Zenel Hoxha për kontribute të çmuara në veprimtarinë e tij. Në ceremoninë e rastit në institucionin e Presidencës ku merrnin pjesë familjarë, miq të afërm, akademikë, politikanë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi me nr. dekreti 10123 zotit Zenel Hoxha Titullin -“Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: – “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributit të tij në lëvizjet demokratike të fillimviteve ’90-të, për ndihmesën e vyer të dhënë përgjatë luftës për Pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij për të afruar popullin shqiptar dhe atë britanik, përmes ofrimit të shërbimit ndaj zhvillimit të biznesit shqiptaro-britanik dhe përhapjes së gjuhës angleze në Shqipëri”.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani ndër te tjera vlerësoi angazhimin e Zenel Hoxhës prej rënies së komunizmit deri sot, duke pohuar se ka qenë një zë i rëndësishëm në funksion të çështjes shqiptare brenda dhe jashtë kufijve shtetëror.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Nishani përmendi kurajon e Zenel Hoxhës për t’u përshirë fuqishëm në ngjarjet demokratike për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, duke e vlerësuar si një njeri kurajoz dhe të aftë për të ecur me hapin e kohës në çdo rast. Kreu i Shtetit pohoi se z.Hoxha jo vetëm që nuk e mendoi dy herë përfshirjen fuqishëm në proceset demokratike dhe rrëzimin e komunizmit, por ai ishte dhe i përshirë direkt në politikën aktive në atë periudhë, duke qenë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës forcë antikomuniste në Shqipëri, e cila shihej si shpresë nga qytetarët. Në vijim të fjalës së tij, Presidenti Nishani vlerësoi z.Zenel Hoxha për ndihmesën e vyer të dhënë përgjatë luftës për Pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij për të afruar popullin shqiptar dhe atë britanik, përmes ofrimit të shërbimit ndaj zhvillimit të biznesit shqiptaro-britanik dhe përhapjes së gjuhës angleze në Shqipëri”. Sipas z.Nishani, Zenel Hoxha me kontributin e dhënë ka qenë një urë lidhëse mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë në rritjen e bashkëpunimit tregtar, ekonomik dhe kulturor. Në fjalën e tij z.Zenel Hoxha, shprehu mirënjohjen e thellë për z.Bujar Nishani-President i Republikës Shqipërisë, i cili i akordoi titullin se lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Gjatë fjalës së tij z.Hoxha falënderoj miqtë dhe të afërmit e pranishëm ne ceremoninë e dekorimit si dhe të gjitha ata me të cilët ndër vite ka pasur komunikim dhe bashkëpunim. “Sot është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Përkushtimi ndaj atdheut është një emocion shumë i këndshëm, energji në rritje dhe e pandalshme. Këtë vlerësim dua të ia dedikoj të gjithëve ju që jeni në këtë ceremoni, familjes sime, të parëve të mi, origjinës sime Dardhës, Reçit, Lurës e Dibrës, bashkëmoshatarëve, miqve, bashkëpunëtorëve”, tha në fjalën e tij z.Hoxha.
Në maj të vitit 1994, Zenel Hoxha vendoset në Londër. Në vitin 1995, kurorëzoi martesën me Silvana Hoxhën. U kthye në Shqipëri në vitin 2001, pasi pati jetuar në Britaninë e Madhe për shtatë vjet. Në Londër, Hoxha ndoqi studime të ndryshme në Gjuhësi, Politikë dhe Ekonomi. Ai motivoi edhe komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, për të marrë një rol më aktiv. Hoxha drejtoi të parin Komitetin të Krizës së Kosovës, duke lobuar në mbështetje të të Drejtave të Njeriut dhe Pavarësisë së Kosovës. Komiteti ka dhënë edhe mbështetje financiare për shqiptarët nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.
Zenel Hoxha është themelues dhe President i Dhomës shqiptare-britanike të Tregtisë dhe Industrisë, me qëllimin për të mbështetur kompanitë britanike dhe ndërkombëtare në Shqipëri dhe për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt kuptoi se Dhoma duhej të ofronte shumë me tepër shërbime dhe mbështetje për të kompensuar mungesën e ekspertizës në vend, tipike e një vendi post-komunist, si Shqipëria. Në vitin 2009, Hoxha themeloi English Speaking Union në Shqipëri, duke integruar Shqipërinë me rrjetin e botës anglo-saksone dhe duke e drejtuar atë drejt shpalljes së gjuhës angleze si gjuhën e dytë zyrtare në Shqipëri. Që atëherë, Hoxha është një personalitet i shquar, i cili krijon trende në hartimin e politikave, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar vizion të guximshëm në ecurinë përpara të vendit.

Artikulli paraprakVrasja e ish-drejtorit, Prokuroria verifikim bisedave telefonike
Artikulli tjetërBerisha: Në tunelet dhe bunkerët e Skraparit ruhen 700 tonë drogë