Zekthi: Rithemelimi braktisi kauzat. Tensioni i brendshëm në opozitë do të vijojë

Analisti Fitim Zekthi thotë se grupimi i Rithemelimit i braktisi kauzat e tij, pasi pranoi të drejtojë komisione hetimore me ligjin e ri të miratuar nga mazhoranca, të cilën Gazment Bardhi e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se mazhoranca dhe Rithemelimi duan ta legjitimojnë njëra-tjetrën.

Sipas Zekthit, tensioni brenda opozitës do të vijojë dhe lufta brenda llojit do të jetë më e madhe.

“Parimisht, politika jonë ka degraduar aq keq sa nuk ke ku ta kapësh. Ligji për komisionet hetimore është dërguar në Gjykatën Kushtetues nga zoti Bardhi sepse mendon se është antikushtetuese. Edhe pse mendons e ligji është antikushtetues, ai pranon që të drejtojë komisione hetimore, është paradoks. Thjesht ka një marrëveshje të dy grupimeve politke në krizë, e sollën si mjet për të çuar përpara agjendën e secilit. Mendoj se 6 muajt e bënë punën e e tyre, qëllimi ka qenë që të legjitimonin njeri-tjetrin. Tashmë do vazhdojë ky komision me qasjen e re, do të kemi britma, sherre, secila prej palëve. Lufta është brenda llojit, nuk ka mes palëve. Zoti Basha është në parti tjetër, nuk ka zgjedhur të bëjë protagonistin duke bërë si antagonist.

Duket sikur PD që drejton zoti Basha është e mundur, por në gjykimin tim,  për mua ata që shanë, bërtitën, ata janë të mundurit, sepsse i braktisën të gjitha akuzat, i treguan shqiptarëve se nuk kishin asgjë seriozisht. Lëvizja e Rithemelimit, është për qëllime anti politike. Fakti që ata bënë këtë lloj lëvizjeje, nuk e kishin seriozisht. PD e Bashës nuk ka humbur gjë. Vendimmarja në parlament, po, është midis Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Ky tension i brendshëm do të vijojë. Lufta aty brenda është me thika në duar, është bashkim fomal, interesash të ulëta. Lufta është ekstreme. Bardhi është njeri pa përkrahje politike, nuk ka asnjë votë. Është e gjitha një sajesë e pamoralshme”, theksoi ai.

Artikulli paraprakGazetarja: Rilindja dhe Rithemelimi kanë ndarë rolet, njëri mbron Vilmën, tjetri Allajbeun
Artikulli tjetër34 vjet nga 25 Marsi 1990/ Protesta në stadiumin e Kavajës