Zëdhënësja e PD: Bashkia e Tiranës të pezullojë këstin e parë të taksave vendore deri në…

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, i ka ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që të pezullojë këstin e parë të taksave vendore, që paguhet deri në 20 prill.

Zhupa shprehet se, kjo masë është jashtëzakonisht e nevojshme sidomos për bizneset e vogla që sot janë të mbyllura për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi dhe janë edhe më të varura nga të ardhurat e tyre ditore.

Reagimi i plotë

Në këtë periudhë paralizimi të punës për shkak të korona virusit është e domosdoshme për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë të ndërmerren edhe disa masa ekonomike edhe nga pushteti lokal.

Një nga masat e para që duhet të ndërmarrë Bashkia Tiranë është: Pezullimi i këstit të parë të taksave dhe tarifave vendore, për bizneset, i cili duhet të paguhet më datë 20 prill 2020!

Kjo masë është jashtëzakonisht e nevojshme sidomos për bizneset e vogla që sot janë të mbyllura për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi dhe janë edhe më të varura nga të ardhurat e tyre ditore. Ndërkohë shumë nga detyrimet mujore duhet ti kryejnë gjithsesi, gjë që e rëndon pozitën e tyre financiare. Për këtë i bëj thirrje Bashkisë Tiranë pezullimin e këstit të parë, deri në stabilizimin e normalitetit të punës së biznesit.

Sot barra fiskale në bashkinë Tiranë, është më e larta ndonjëherë, me tarifa dhe taksa të reja dhe të rritura mbi 33% edhe nga viti i kaluar. Biznesi i vogël duhet të paguaj mesatarisht rreth 900 mijë lek të vjetra.

Bashkia Tiranë duhet të reagoj sa më shpejt, kjo masë do ishte një frymëmarrje lehtësimi, mbi të gjitha për biznesin e vogël që çdo ditë qe e mban mbyllur ka kosto dhe jo vetëm mungesë fitimesh.

Artikulli paraprakMe Ramën e kemi të sigurtë katastrofën
Artikulli tjetërPas reagimit të PD, pezullohet koncesioni i Check Up