Zbulohet skenari i skafistëve/ Gomonia me drogë u nis nga lumi Vjosë në drejtim të Italisë

Forca të policisë vijojnë hetimet në pyllin e Novoselës dhe Mifolit për të kërkuar skafistët e gomones që u ndoq për 5 orë me radhë ditën e djeshme nga Guarda di Finanza italiane dhe policia shqiptare dhe u braktis e boshatis.

Sinjalizimi i parë ka ardhur nga GDF-ja, në pòlicinë shqiptare. Tre personat në  bord të gomones (skafisti dhe dy shoqërues) kanë  qenë  të  maskuar gjatë kohës që janë  ndjèkur nga policia.

Mjeti mund të jetë  nisur nga lumi Vjosë  në drejtim të  Italisë, dhe kur është konstatuar ka qenë në kthim. Hetimet e pòlicisë bëjnë me dije se pika e fortë  për të konfirmuar nëse mjeti ka qenë në Itali dhe më pas në kthim është  GPS-i që skafistët  kanë  përdorur, duke kqyrur kështu interenarin e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti mund të jetë nisur nga lumi Vjosë në drejtim të Italisë, dyshime të forta thonë se mjeti ka qenë në kthim nga Italia

Hetimet e policisë bëjnë me dije se pika e fortë për të konfimruar nëse mjeti ka qenë në Itali dhe me pas në kthim është gps që skafistët kanë përdoror duke kqyrur kështu intinerarin e tij.

Sot serish forca të policise kanë qenë në pyllin e Novoselës dhe Mifolit për krehjen e zonës.

Dhe për identifikimin e skafistëve ka qënë tepër e vështirë pasi sic e thamë më lart të tre personat në bord 1 skafistë dhe dy shoqërues gjatë momentit që kanë pikasur guardia di financën janë maskuar dhe ka qënë tepër e vështirë identifikimi i tyre.

Mjeti i tyre është tepër i fuqishëm dhe ideal për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Ndërkohë vazhdojnë kontrollet për kapjen e tre personave të dyshuar se ishin në bord të gomonesë.

Nga ekspertiza e ushtruar ditën e djeshme në gomonen në fjalë nuk janë konstatuar lëndë narkotike teksa 120 efektive policie sot vazhdojnë krehjen e zonës rreth Mifolit Novoselës por edhe brenda Vlorës për kapjen e personave që ishin në skaf.

Po ushtrohen kontrolle në Pyllin e Mifolit Në Novoselë por edhe zonat përreth zona të dyshuara për fshehjen e tre skafistëve

Pas ndjekjes disa orë skafistët dyshohet se i kanë humbur guardia di financës dhe rojes bregdetare në kanalin e Otrantos, teksa më pas kanë shkuar në grykëderdhjen e Vjosës ku kanë braktisur mjetin lundrues dhe janë futur në pyllin e Mifolit.Policia e angazhuar me 120 efektive ka bërë kontrolle në zonë por veç mjetit të braktisur pa lëndë narkotike nuk kane gjetur gjë tjetër.

 

Artikulli paraprakSituatë e rëndë nga Covid-19, ndërrojnë jetë 3 qytetarë tek Infektivi
Artikulli tjetërVideo/ Zhupa denoncon skandalin: Veliaj hedh 26 milion lekë “në ajër” për të mobiluar Bibliotekën që nuk ekziston