Zbulohet polici civil që dhunoi djalin e ish-deputetit të PD, foto

Bruno Baçi, djali i ish-deputetit Luan Baçi, ishte një prej pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga opozita, që u dhunua nga një officer policie, që ishte i veshur civil.
Incidenti ndodhi pas protestës, ndërsa policia shoqëroi qoftë ish-deputetin ashtu edhe djalin e tij.
Sipas raportimeve, Bruno Baçi po xhironte me cellular një moment kur policia po ndalonte disa protestues, në përfundim të protestës.
Në momentin që ai po xhironte, një punonjës policie i veshur civil e sulmoi.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjet ka zbuluar identitetin e policit, që është operacional i Policisë së Tiranës. polici 3
“Kreshnik Aliaj që shikoni në foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit të PD Fier dhe ish deputetit Luan Baci.
Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic që përfaqësojnë bandën në pushtet”, shkruan Zhupa.

auto Kreshnik Aliaj1552816556

Artikulli paraprakSkandali/ Mësuesit dhe nxënësit, me detyrim në aktivitetet e “Ditës së Verës”
Artikulli tjetërTë rinjtë dhe fëmijët protestë para Ministrisë së Brendshme: Rama si Asadi, mos helmo fëmijët!