Zbulohet organizatori i dy vrasjeve të ndodhura në korrik në Elbasan

Policia arrestoi ditën e sotme shtetasin Erion Alibej, 34 vjeç, i cili akuzohet si porositës për dy ngjarje kriminale të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Elbasanit.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, të ekzekutuar dy vite më parë në Elbasan.

Endrit Alibej mbeti i vrarë ne aksin Elbasan- Metalurgji, teksa u qellua me breshëri. Të vdekur mbeten daja i tij Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay turk, mik i Endritit.

Erion Alibej është me precedentë penalë dhe në Itali njihej me emrat Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Mendohet që Erion Alibej ka marrë hak për vëllain e tij, kundrejt pagesës ndaj dy të arrestuarve sot, vrau Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj.

Erion Alibej së bashku me vëllain e tij drejtonin një grup të trafikut të drogës në Holandë e Itali.
Ende nuk dihet se si Erion Alibej kërkoi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Endrit Alibej u vra në masakrën e Elbasanit.

Ndërkohë që Erion Alibej dyshohet si organizator dhe porositës i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Artikulli paraprakBerisha: Ndrikull Hajnia fsheh Covid-19 tek mësuesit
Artikulli tjetër9 eurodeputetë, letër Ramës: Po rrezikoni integrimin!