Bombë pranë shtëpisë së ish-komandantit të FNSH në Laprakë, banorët në panik, policia nuk e çaktivizon

Një bombë është zbuluar pranë shtëpisë së ish-komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Laprakë, Osman Levanaku. Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë por ende policia nuk ka marrë masa për hqjen e saj, ndërsa banorët ndhden në panik.

Lëvanaku shprehet se, bomba është zbuluar në orën 17:00 të ditës së sotme dhe është njoftuar menjëherë policia, por ekspertët nuk kanë shkuar për heqjen e lëndës plasëse.

“Në murin e shtëpisë sime, 6 metra larg është gjetur një bombë. Eshtë lajmëruar policia që nga ora 5 pasdite dhe akoma nuk ka ardhur grupi për zhvendndosjen e bombës.

Dhe asnje një mase nuk ëdhtë marrë nga policia për heqjen e bombës dhe tani që ora është 8 e mbrëmjes ndodhen vetë3m dy efektivë policie. Familjarët dhe gjithë banorët e zonës ndodhen nën terror”, shprehet Levanaku.

Levanaku thotë se ka folur me zv/drejtorin e policisë Tiranë dhe zëvendës drejtori është shprehur se ka shume procedura që ta heqim atë bombë

“Prefektura merr letër nga ne dhe e çojnë tek Ministria e Mbrojtjes dhe ata pastaj bëjnë grupin gati dhe vijnë në vendngjareje”, është shprehur zv/drejtori i policisë Tiranë.

119963322 611864946163164 3376453356230520514 n

119907952 3748741351820042 4633239099706840004 n

Artikulli paraprakOpozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik
Artikulli tjetërPërgjaken rrugët, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur brenda pak orëve