Zbulohet mashtrimi i Lleshajt/ Si u shantazhua e mitura në Kavajë, ngjarja u fsheh për një javë

Ministri i Brendshë, Lleshaj mashtroi deputetët dhe opinionin ditën e djeshme në Komisionin Parlamentar duke deklaruar se, “policia mori masa menjëherë ndaj përdhunuesve të 13 vjeçares në një shkollë të Kavajës. Por sipas vendimit të Gjykatës, e mitura u shantazhua dhe ngjarja u fsheh për një javë nga policia.
Ja çfarë thuhet në dosjen e Gjykatës në Durrës, e cila vendosi masat e arrestit në burg për 7 të mitur që kryen marrëdhënie sekueale me 13-vjecaren, të gjithë nxënës të shkollës ‘Rilindja’ në Kavajë. Në dosje e cila bazohet mbi dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik, thuhet se e mitura është afruar me një shok klase përmes Instagramit, në fillim të vitit shkollor, shtator 2018. Bazuar mbi këto dëshmi, rrënqethëse e të tmerrshme, deri në kufijtë e të paimagjinueshmes për të miturit, “BalkanËeb” zgjedh të publikojë vetëm një pjesë të saj.
Referuar dosjes, e cila ndërton të gjithë kronologjinë e ngjarjes të nisur në shtator të vitit të kaluar, e mitura ka nisur komunikimin me shokun e saj të klasës lidhur me një ese, ndërsa po përmes bisedave në rrjetet sociale ato janë afruar më shumë njëri tjetrin. Në tetor në ditën e lindjes së tij, djali i ka kërkuar vajzës të kryejnë marrëdhënie seksuale, moment i cili është filmuar përmes telefonit nga 14 vjecari. Përmes videos djemtë i kanë bërë shantazh të miturës, për të kryer marrëdhënie seksuale, ose në të kundërt do të përhapnin videon duke vënë në dijeni përndërit e saj dhe mësuesen. Në dosje thuhet se 14-vjecari u ka marrë para djemve të tjerë për të blerë lojëra elektronike.

Prej tetorit e deri në janar, e mitura ka qënë nën shantazhin e djemve, duke pranuar të kryejë marrëdhënie me ta, nga frika se video do të përhapej edhe te prindërit e mësuesja kujdestare.
Referuar dosjes ngjarja është mësuar nga pastruesja e shkollës e cila ka gjetur në telefonin e djalit të saj, shok banke me të miturën, një mesash të dërguar nga 14 vjecari ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me vajzën pas mësimit.
“Të premten e javës përpara se të bënte kallëzimin penal ( 25.01.2019 ) mësuesja kujdestare, shtetasja M.B, e ka pyetur se çfarë marrëdhënie kishte ajo me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës. Po kështu të dielën në drekë e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit. E mitura ka deklaruar gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje”, thuhet në dosje.
Pra, kallëzimi në polici i vajzës është kryer 5 ditë me vonesë. Dy ditë pasi është vënë në dijeni, mësuesja ka thirrur sërish vajzën bashkë me nënën e saj, për të shkuar në shkollë ku është takuar me të, psikologen, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit, por sërish denoncimi në polici nuk ka ardhur. Denoncimi në Komisariatin e Policisë në Kavajë është kryer më 29 janar 2019.

Artikulli paraprakUrdhërohet KLP: Bëni prokuror burrin e deputetes Ermonela Felaj! (Dokumneti)
Artikulli tjetërProtesta në Himarë, banorët paralajmërojnë Ramën