Zbulohet makutëria e Zdromsit! 428 policët e Bashkisë marrin 15 palë uniforma në vit, çdo tender nga 128 mijë euro

Për këtë skandal që “bie erë” vjedhje, kryebashkiaku sqaron se nuk janë miliona nga buxheti i shtetit, por të ardhura nga taksat që mbledh bashkia; prandaj i përdor si të dojë.

Një tjetër çudi është zbuluar në dosjet e tenderëve që sajon e udhëron kryebashkiaku Erjon Veliaj, por këtë herë, me blerjen e veshjeve të policisë bashkiake (pa këpucët), ku përveç çmimit të lartë, bie në sy numri i madh i blerjeve brenda vitit.

Zbulimin e kësaj “çudie” e ka bërë APP dhe një inspektim dosjesh prej Komisinit të prokurimit publik pas ankesave nga bizneset; ku sipas numrit të tenderëve që janë bërë, rezulton se 428 policët bashkiak të Tiranës, marrin nga 15 palë uniforma në vit.

A thua të jetë vërtetë, që marrin kaq shumë uniforma në vit; kur policët e shtetit, marrin vetëm nga 1 uniformë verore e 1 dimërore në vit?

Për këtë lloj tenderi të bërë 15 herë në vit, APP i ka kërkuar “sqarime konfidenciale” kryebashkiakut, mirëpo shefja e APP, Reida Kashta (Shahollari), është vartësja e “bablokut”, i cili i ka lënë dorë të lirë “Lali Erit”, për të bërë edhe këtë tender sa herë të dojë; secilin me vlerë të njëjtë 128 mijë Euro e më të njëjtën firmë fituese pa garë.

Për të qenë në rregull me shkresat, ai e ka justifikuar këtë skandal, me “shpjegimin shkencor”, se fondet nuk janë nga Buxheti i Shtetit, por nga taksat që mbledh bashkia, gjë që tregon se “Lali Eri”, i përdor taksat e qytetarëve sikur i ka financa personale./Pamfleti

Artikulli paraprakKur do të votojmë për vete?
Artikulli tjetërQytetarëve u janë marrë 75 milion euro/ Basha: “Peshkun e madh” e pamë të kërcente nga belaja në një studio…